Telefon dhe orë inteligjente – dyshja perfekte për të krijuar një stil jete të shëndetshëm dhe produktiv

Teknologji

Telefon dhe orë inteligjente – dyshja perfekte për të krijuar një stil jete të shëndetshëm dhe produktiv

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Teknologjia ka ndryshuar mënyrën se si njerëzit organizojnë jetën e tyre në përditshmëri. Ka ndikuar në mënyrën se si njerëzit komunikojnë, punojnë, blejnë, mësojnë, menaxhojnë financat e tyre dhe argëtohen çdo ditë. Të gjithë duan të arrijnë një version më të suksesshëm dhe më të shëndetshëm të vetvetes. Ne do ju tregojmë se si duke kombinuar telefonat dhe orët inteligjente më të reja nga Samsung mund të përmirësoni jetën tuaj, duke ju ndihmuar të krijoni një stil jete më të shëndetshëm dhe produktiv.

Përmirësoni produktivitetin në punë

Stili i përshpejtuar i jetesës dhe zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kanë rezultuar në nevojën për të kthyer përgjigje shpejt, për të reaguar menjëherë dhe për të zgjidhur probleme. Laptopi apo kompjuteri janë objektet më të rëndësishme në mjediset e punës. Por, dinamika e jetës ka bërë që në të jemi vazhdimisht në lëvizje dhe këto paisje nuk i kemi gjithmonë në dispozicion. Galaxy Z Fold4, e bën kryerjen e shumë detyrave njëkohësisht është më i lehtë se kurrë, kështu që përdoruesit mund të bëjnë më shumë edhe kur janë në lëvizje. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin tuaj, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Ekrani i tij Infinity Flex 7,6 inç ju jep menjëherë një përvojë shfletimi më të qetë njëlloj si një tablet i vogël. Me App Pair, mund të hapni deri në tre aplikacione me një prekje, duke funksionuar njëkohësisht dhe duke ndarë një ekran të madh superproduktiv. Gjithashtu, Samsung ka vazhduar bashkëpunimin me Google dhe Microsoft për të zgjeruar numrin e aplikacioneve me Flex Mode, funksione të veçante të cilat janë të disponueshme kur telefoni është gjysmë i hapur. Chrome dhe Gmail mbështetin funksionalitetin drag-and-drop për të dërguar skedarë apo lidhje ndërsa Outlook ka një pamje të përshtatur për ekranet e mëdha. Përvoja ‘multitasking’ bëhet edhe më e plotë me përdorimin e SPen.

Image

 

E për ata që punën e tyre të përditshme e kanë të lidhur ngushtë me krijimin e fotove dhe videove për rrjetet sociale, Galaxy Z Flip4 është smartphone më interesant. Me FlexCam në Galaxy Z Flip4 mund të xhironi video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht smartphone-n. Për më tepër, mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore falë Quick Shot të përmirësuar. Filloni regjistrimin e videos me cilësi të lartë në modalitetin Quick Shot dhe më pas kaloni pa më të voglin problem në Flex Mode për të vazhduar regjistrimin pa duar pa e ndalur videon. Gjithashtu, Galaxy Z Flip4 vjen me një kamer të përmirësuar të pajisur me një sensor 65% më të ndritshëm, për foto dhe video më të qarta – ditën ose natën.

Image

Njihni trupin tuaj dhe monitoroni shëndetin në çdo kohë

Duke ditur rëndësinë që ka kujdesi për shëndetin, të gjithë po synojnë të kenë një stil të shëndetshëm jetese. Disa duan të kontrollojnë kaloritë apo vlerat ushqyese të vakteve që konsumojnë, disa kanë bërë pjesë të rutinës së tyre aktivietin sportiv apo fitnesin, e disa të tjerë duan të kenë nën kontroll parametrat shëndetësore. Të gjitha këto mund të menaxhohen shumë lehtë me ndihmën e orëve inteleigjente më të reja: Galaxy Watch5 dhe Galaxy Watch5 Pro.

Galaxy Watch5 është i pajisur me sensorin unik BioActive të Samsung që drejton epokën e ardhshme të monitorimit digjital të shëndetit. BioActive përdor një çip të vetëm unik që kombinon tre sensorë të fuqishëm shëndetësor - Optical Heart Rate, Electrical Heart dhe Bioelectrical Impedance Analysis - për të bërë matje të gjera që përfshijnë rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit në gjak, përqindjen e yndyrnave në trup, madje edhe nivelin e stresit.

Image

Nëse aktiviteteti juaj i preferuar është ecja në natyrë apo çiklizmi, me Galaxy Watch5 Pro ju mund të ecni pa pasur nevojë të memorizoni rrugën e kthimit pasi veçoria Track Back ju rikthen në pikën e nisjes. Qëndrimi në rrugën e duhur është i thjeshtë falë navigimit të udhëzuar me zë ose dridhje. Gjithashtu, të dy këto modele ju ndihmojnë të masni lehtësisht rezultatet e aktiviteteve dhe të fitnesit: numëroni hapat, kontrolloni kaloritë, kontrolloni rrahjet e zemrës pas një stërvitje intensive dhe merni rekomandime të personalizuara për konsumin e ujit bazuar në djersën e harxhuar. Për një eksperiencë të plotë orat e serisë Galaxy Watch 5 mund ta lidhni lehtësisht me smartphone-n tuaj Galaxy duke përdorur Bluetooth ose LTE.

Me blerjen e Samsung Galaxy Z Flip4 5G ose Samsung Galaxy Z Fold4 5G të bërë gjatë periudhës promocionale nga data 12 shtator 2022 deri më 16 tetor 2022, të gjithë përdoruesit kanë të drejtën për të përfituar një Samsung Galaxy Watch5 44 mm në ngjyrë grafiti ose një Samsung Galaxy Watch5 40 mm në ngjyrë rozë të artë. Për të përfituar të drejtën për të marrë dhuratë, pas blerjes së modelit Galaxy nga ky aktivitet promocional, përdoruesi i asaj pajisjeje duhet të regjistrohet përmes aplikacionit Samsung Members duke përdorur telefonin inteligjent të blerë si pjesë e promocionit jo më vonë se data 30 tetor 2022. Mund të gjeni më shumë informacion rreth promocionit në këtë link.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat