Samsung AI Forum 2022: Eksploroni të ardhmen e inteligjencës artificiale

Teknologji

Samsung AI Forum 2022: Eksploroni të ardhmen e inteligjencës artificiale

Më: 24 tetor 2022 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Samsung Electronics njoftoi se do të zhvillojë Samsung AI Forum 2022 nga data 8 deri më 9 nëntor.

Samsung AI Forum, tani në vitin e tij të gjashtë, është një vend për shkëmbimin e avancimeve teknologjike me studiues dhe ekspertë të njohur botërorë të inteligjencës artificiale (AI), për të ndarë arritjet më të fundit të kërkimit të AI dhe për të eksploruar drejtimin e kërkimit në të ardhmen.

Forumi i këtij viti do të mbahet fizikisht për herë të parë në tre vjet, dhe gjithashtu do të transmetohet drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Samsung Electronics.

që janë të interesuar për eventin mund të regjistrohen për të marrë pjesë në forum nga data 18 tetor deri në ditën e eventit në faqen e internetit të Samsung AI Forum (https://saif-2022.com/). Pjesëmarrësit e regjistruar do të jenë në gjendje të marrin një axhendë të detajuar të programit dhe të paraqesin pyetje online.

Dita e Parë: Formimi i së Ardhmes me inteligjencë artificiale dhe gjysmëpërçues

Dita e parë do të organizohet nga Instituti i Teknologjisë së Avancuar të Samsung (SAIT) me temën "Të formësojmë të ardhmen me inteligjencë artificiale dhe gjysmëpërçues". Pjesëmarrësit do të diskutojnë statusin aktual dhe drejtimin e kërkimit mbi inteigjencën artificiale që do të udhëheqë të ardhmen e inovacioneve në fusha të tjera, duke përfshirë gjysmëpërçuesit dhe materialet.

Jong-Hee (JH) Han, Zëvendës kryetar, CEO dhe Shef i Device eXperience (DX) në Samsung Electronics, do të fillojë forumin duke mbajtur fjalimin e hapjes, i ndjekur nga një fjalim kryesor nga Profesor Yoshua Bengio i Universitetit të Montrealit, Kanada. Më pas, do të mbahen sesione teknologjike, të tilla si "Inteligjenca artificiale për inovacionin R&D", "Përparimet e fundit të algoritmeve të inteligjencës artificiale" dhe "Informatikë në shkallë të gjerë për AI dhe HPC".

Gjatë çdo sesioni teknologjik, ekspertë të njohur dhe drejtuesit e kërkimit të inteligjencës artificiale në SAIT do të jenë në skenë për të ndarë gjetjet e tyre. Minjoon Seo, profesor në KAIST dhe Hyunoh Song, profesor në Universitetin Kombëtar të Seulit, do të prezantojnë arritjet më të fundit kërkimore mbi algoritmet e inteligjencës artificiale, dhe ish-bashkëpunëtori i IBM dhe Intel, Alan Gara, i cili është një nga studiuesit kryesorë pëe superkompjuterët, do të bëjë një prezantim mbi evolucionin e informatikës dhe të ardhmen e inteligjencës artificiale. Drejtuesit e kërkimit të inteligjencës artificiale në SAIT duke përfshirë Changkyu Choi, Zëvendës president ekzekutiv dhe Drejtues i qendrës kërkimore të AI të SAIT do të ndajnë statusin dhe vizionin e kërkimit të Samsung mbi inteligjencën artificiale.

“Forumi i inteligjencës artificiale i këtij viti do të përgatitet të jetë një vend për të diskutuar drejtimin e kërkimit të inteligjencës artificiale për të krijuar një të ardhme më të mirë duke aplikuar teknologjinë e inteligjencës artificiale në fusha të ndryshme, veçanërisht në gjysmëpërçues, në të ardhmen." tha Gyo-Young Jin, President dhe Drejtues i SAIT si dhe Bashkëkryetar i Samsung AI Forum.

Gjatë forumit do të prezantohen edhe çmimet “Samsung AI Hulumtuesi i Vitit”, të cilat u krijuan për të zbuluar studiues të shkëlqyer në fushën e inteligjencës artificiale. Për më tepër, programe të ndryshme, duke përfshirë prezantime posterësh të punimeve të shkëlqyera kërkimore, prezantimin e SAIT, ekspozitën e projekteve të tij kërkimore dhe evente networking për studiues dhe studentë në fushën e AI, do të mbahen për të përshpejtuar kërkimin aktiv në inteligjencë artificiale.

Dita e dytë: Shkallëzimi i inteligjencës artificiale për botën reale

Dita e dytë e forumit do të organizohet nga Samsung Research nën temën "Shkallëzimi i inteligjencës artificiale për botën reale". Pjesëmarrësit do të ndajnë drejtimin e të ardhmes të teknologjisë së inteligjencës artificiale që do të ketë një ndikim të rëndësishëm në jetën tonë, të tilla si, teknologjia digjitale njerëzore dhe robotikë, të cilat janë temat më të fundit në trend.

Sebastian Seung, President dhe Drejtor i kërkimeve të Samsungut do të fillojë me një fjalë përshëndetëse dhe një fjalim kryesor mbi "Qasja evolucionare ndaj algoritmeve të të mësuarit të frymëzuar nga truri".

Daniel Lee, Zëvendës presidenti ekzekutiv dhe Shefi i qendrës globale AI të kërkimeve të Samsung, do të bëjë një prezantim mbi statusin aktual të kërkimit të inteligjencës artificiale të Samsung Research, i cili do të pasohet nga biseda të ekspertëve të fushës, duke përfshirë drejtuesit e Instituteve Globale të Kërkimeve.

Terrence Sejnowski, profesor në Universitetin e Kalifornisë – San Diego dhe themelues i NeurIPS, një nga konferencat më prestigjioze ndërkombëtare mbi inteligjencën artificiale, do të flasë nëse modelet e mëdha gjuhësore kanë inteligjencë, dhe Dr. Johannes Gehrke, Shefi i Microsoft Research Lab, do të shpjegojë teknologjinë thelbësore të inteligjencës artificiale në shkallë të lartë dhe drejtimet kërkimore të saj të gjeneratës së ardhshme të Microsoft.

Më pas, Dieter Fox, Drejtor i Lartë i Kërkimeve Robotike në NVIDIA, do të udhëheqë një prezantim mbi teknologjinë robotike që kontrollon objektet pa një model të qartë dhe Seungwon Hwang, profesor në Universitetin Kombëtar të Seulit, do të ndajë njohuritë mbi teknologjinë e fuqishme të përpunimit të gjuhës natyrale.

Për më tepër, Daniel Lee do të moderojë diskutimin e panelit mbi tendencat më të fundit të inteligjencës artificiale dhe perspektivën e së ardhmes me folësit e tjerë. Do të ketë gjithashtu kohë të caktuara për prezantimin dhe demonstrimin e statusit të kërkimit më të fundit nga studiuesit në Qendrën Kërkimore të inteligjencës artificiale të Samsung.

"Forumi i këtij viti Samsung AI do të jetë një vend për pjesëmarrësit që të kuptojnë më mirë kërkimet e ndryshme të inteligjencës artificiale që po zhvillohen aktualisht në drejtim të 'shkallëzimit të inteligjencës artificiale për botën reale' për të rritur vlerën e jetës sonë," tha Dr. Sebastian Seung, President dhe Drejtor i Samsung Research. “Shpresojmë që shumë njerëz, të cilët janë të interesuar në fushën e inteligjencës artificiale, do të marrin pjesë në forumin e këtij viti, i cili do të mbahet si online ashtu edhe personalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat