SHBA pretendon se hetimi i Huawei ishte në shënjestër të spiunëve kinezë

Teknologji

SHBA pretendon se hetimi i Huawei ishte në shënjestër të spiunëve kinezë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

SHBA kanë akuzuar dy oficerë të inteligjencës kineze, me pretendimin se janë përpjekur të pengojnë hetimin e Huawei Technologies Co.

Në një ankesë publike të bërë gjatë të hënës, SHBA pretendon se kompania të cilën nuk e emërton, ishte e përfshirë në një ndjekje penale në Brooklyn, New York, gjatë janarit të vitit 2019 dhe shkurtit të 2020.

E një person që ka njohuri të detajuara me këtë çështje, ka konfirmuar se bëhet fjalë për Huawei.

SHBA pretendon se Guochun He dhe Zheng Wang, kanë punuar së bashku për të korruptuar një punonjës të zbatimit të ligjit, për të dhënë informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët, provat dhe akuzat e mundshme shtesë që do të ngriheshin kundër kompanisë.

He kishte paguar punonjësin 61 mijë dollarë, thuhet në dokumentin e kallëzimit penal. Në anën tjetër, qeveria pretendon se He dhe Wang fillimisht kultivuan marrëdhënie me punonjësin e zbatimit të ligjit, të cilin nuk i emëroi. Punonjësi më vonë punon kundër tyre si agjent i dyfishtë nën mbikëqyrjen e FBI-së.

Përpjekjet e supozuara për të ndërhyrë në prokurori u përshkallëzuan në tetor të vitit të kaluar, kur dyshja i thanë punonjësit të zbatimit të ligjit që t’u jepte atyre detaje të takimeve të strategjisë së prokurorisë me ekipin amerikan në Brooklyn, pretendon SHBA.

Punonjësi i kaloi atij një dokument të rremë me një faqe të etiketuar si “sekret”, duke diskutuar një plan të mundshëm për të ngarkuar dy drejtorët aktualë të kompanisë që jetojnë në Kinë. He pagoi 41 mijë dollarë për një faqe të vetme, sipas ankesës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat