Apple i bindet rregullave të BE-së, baza e karikimit do të jetë njëlloj si në pajisjet Android

Teknologji

Apple i bindet rregullave të BE-së, baza e karikimit do të jetë njëlloj si në pajisjet Android

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Apple ka konfirmuar se do ta ndryshojë portën për fishën e karikuesit në USB-C, por vetëm sepse janë të detyruar që ta ndërmarrin këtë lëvizje. Ndërsa jepte një intervistë në Kaliforni, ekzekutivi I Apple, Greg Josëiak tha se gjiganti i teknologjisë do duhet t’i bindet ligjit të miratuar së fundmi nga BE-ja.

Ligji, i nënshkruar në fillim të muajit, i bën fishat USB-C, të cilët përdoren aktualisht në pajisjet Android, teknologji standarte për rimbushjen brenda territorit të BE-së. Kjo do të thotë që Apple do të duhet të zëvendësojë teknologjinë e vet të karikimit Lightning, e dallueshme nga tetë kunjat e saj, me USB-C në vend të BE-së.

Joswi cili është nënkryetar i lartë i marketingut në mbarë botën në Apple, po fliste në mbrëmje në WSJ Tech Live, konferencë vjetore të teknologjisë së Wall Street Journal, në Laguna Beach, Kaliforni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat