Twitter rikthehet në internet pas ndërprerjes që goditi mijëra persona

Teknologji

Twitter rikthehet në internet pas ndërprerjes që goditi mijëra persona

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:38
Twitter

Twitter pësoi një ndërprerje të madhe të mërkurën duke lënë dhjetëra mijëra përdorues në botë pa qasje në platformën e njohur të medieve sociale ose për të përdorur veçoritë kryesore të saj për disa orë përpara se shërbimet të riktheheshin.

Incidenti është ndërpreja e parë e dukshme e Twitter që kur miliarderi bleu rrjetin social në fund të tetorit.

Downdetector, një faqe interneti që gjurmon ndërprerjet përmes një sërë burimesh, duke përfshirë raportet e përdoruesve, tregoi më shumë se 10,000 përdorues të prekur nga Shtetet e Bashkuara, rreth 2,500 nga Japonia dhe rreth 2,500 nga Mbretërinë e Bashkuar në kulmin e ndërprerjes.

Shumica e raporteve erdhën nga përdoruesit që thane se u përballën me probleme teknike për të hyrë në rrjetin social përmes shfletuesit të internetit.

Raportet për ndërprerjet e Twitter ranë ndjeshëm deri të mërkurën në mbrëmje, sipas faqes së internetit, me disa përdorues që komentuan më vonë se shërbimi ishte kthyer në normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat