Twitterit i vidhen të dhënat e 400 milionë përdoruesve, hakeri shet të dhënat e politikanëve dhe VIP-ave

Teknologji

Twitterit i vidhen të dhënat e 400 milionë përdoruesve, hakeri shet të dhënat e politikanëve dhe VIP-ave

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 10:30
Twitter ende nuk ka komentuar lajmin mbi këtë pretendim

Një mbikëqyrës do të hetojë Twitterin pasi një haker pretendoi se ka detaje private të lidhura me më shumë se 400 milionë llogari.

Hakeri, “Ryushi”, po kërkon 200 mijë dollarë për të dorëzuar të dhënat – që raportohet se përfshijnë ato të disa të famshmëve – dhe t’i fshijë ato.

Twitter ende nuk ka komentuar lajmin mbi këtë pretendim, raporton bbc.

Të dhënat thuhet se përfshijnë numrat e telefonit dhe emailet, duke përfshirë ato që u përkasin të famshmëve dhe politikanëve, por madhësia e supozuar e ngarkesës nuk është konfirmuar. Deri më tani është bërë publike vetëm një “kampion” i vogël.

The Guardian raportoi se të dhënat e kongresmenes amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez u përfshinë në mostrën e të dhënave të publikuara nga hakeri. Raportohet se përfshihen gjithashtu të dhënat e transmetuesit Piers Morgan, të cilit së fundmi iu hakua llogaria në Twitter.

Kompania e inteligjencës për krimin kibernetik, Hudson Rock thotë se ishte e para që ngriti alarmin për shitjen e të dhënave.

Ndërsa pranoi se sasia e të dhënave të marra nuk ishte verifikuar, shefi i teknologjisë së firmës, Alon Gal, i tha BBC-së se një numër i dhënash duket se mbështesin pretendimin e hakerit.

Të dhënat nuk duket se janë kopjuar nga një shkelje e mëparshme në të cilën janë publikuar detaje nga 5.4 milionë llogari në Twitter, tha zoti Gal.

Hakeri synon të shesë bazën e të dhënave përmes një shërbimi ruajtjeje që ofrohet në një forum të krimit kibernetik. Zakonisht kjo bëhet vetëm për oferta reale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat