“In memoriam”, pajisjet teknologjike që u “pensionuan” në vitin që lamë pas

Teknologji

“In memoriam”, pajisjet teknologjike që u “pensionuan” në vitin që lamë pas

Më: 1 janar 2023 Në ora: 19:25
Foto ilustrim

Edhe industria e teknologjisë informative ka “pensionuar” shumë pajisje në vitin që lamë pas, kjo për shkak të avancimit të teknologjisë dhe se ato tani konsiderohen si të vjetëruara për t’u përdorur akoma.

Një prej tyre është iP0d, BlackBerry, Internet Explorer, iPhone Mini e portali Meta.

Fillojmë nga iPad që dikur konsiderohej si vegël revolucionarizuese për dëgjim të muzikës, por që tani “i ka skaduar afati” me ardhjen e pajisjeve tjera shumë më moderne.

Më pas është telefoni BlackBerry që ishte një prej telefonave më të kërkuar në botë gjatë vitit 2000, dhe konsiderohej si ndër më të sigurtit për t’u përdorur.

Në anën tjetër shfletuesi Internet Explorer, i cili nga fillimi i lansimit kishte probleme, i ka dhënë fund “rrugëtimit” shumëvjeçar.

Aty është edhe telefoni Apple iPhone Mini që më nuk do të prodhohet si dhe do të bëhet mbyllja e ueb-faqes Meta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat