Roboti i golfit që mund të luajë si një profesionist

Teknologji

Roboti i golfit që mund të luajë si një profesionist

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:17
Roboti i golfit

Nga shpërndarja e ushqimit, shërbimi i një kafeje dhe madje edhe heqja e tumoreve kancerogjene, robotët tashmë mund të kryejnë një sërë detyrash mbresëlënëse.

Por tani një robot ka hyrë në fushën e golfit, duke qenë në gjendje të “lëvizë” topin dhe madje të realizojë një gjuajtje të saktë.

Sipas medieve të huaja, falë një kamere 3D, roboti mbresëlënës i quajtur Golfi mund të gjejë topat e golfit dhe të vendosë ata në një vend, përpara se të bëjë goditjen.

Roboti thuhet se merr në konsideratë të dhënat nga kamera, të cilat detajojnë rezistencën e rrotullimit në terren dhe sa i rëndë është topi.

Më pas vendos gjuajtësin e tij në pozicionin e duhur dhe gjuan.

Golfi, i cili funksionon duke minimizuar numrin e ‘ndërveprimeve që konsumojnë kohë’ që i nevojiten, u krijua nga studentja e doktoraturës Annika Junker nga Universiteti Paderborn në Gjermani.

Duke shpjeguar krijimin e saj robotik në Konferencën Ndërkombëtare të IEEE mbi Informatikën Robotike në Napoli në dhjetor, ajo tha: “Është njësoj si lojtarët profesionistë që praktikojnë goditjet e tyre në një fushë të gjelbër një ditë para se të luajnë”.

Pasi shikoi robotin, Noel Rousseau, një trajner golfi me doktoraturë në mësimin motorik i tha IEEE Spectrum: “Pjesa më mbresëlënëse për mua është se roboti i golfit është në gjendje të gjejë topin, të shikojë vrimën dhe të lëvizë vetë në pozicioni për një goditje të saktë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat