Faqet e filmave për të rritur duhet të verifikojnë moshën 18 e lartë të përdoruesve në Luiziana

Teknologji

Faqet e filmave për të rritur duhet të verifikojnë moshën 18 e lartë të përdoruesve në Luiziana

Më: 5 janar 2023 Në ora: 10:20
Foto ilustrim

Uebsajtet pornografike duhet të kontrollojnë nëse përdoruesit në Luiziana janë mbi 18-vjeç ose rrezikojnë të paditen, thotë një ligj i ri në shtetin amerikan.

Ligjvënësja republikane e shtetit Laurie Schlegel, i cila prezantoi projektligjin, thotë se ajo u frymëzua nga këngëtarja Billie Eilish, e cila ka folur për efektin që kishte tek ajo shikimi i pornografisë si fëmijë.

Por aktivistët e industrisë së të rriturve në SHBA argumentojnë se ligji është zgjidhje e gabuar.

Kontrollimi i moshës është gjithashtu pjesë kyçe e Projektligjit të Sigurisë në internet të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas legjislacionit të Luizianës, shumica e përdoruesve pritet të përdorin një aplikacion smartphone, të quajtur LA Wallet, për të treguar se janë mbi 18 vjeç.

Aplikacioni kërkon një leje vozitjeje ose një kartë identiteti zyrtare shtetërore për të përcaktuar moshën e një personi.

Përdoruesit e një prej uebsajteve më të mëdha pornografike, Pornhub, tani janë drejtuar në një proces verifikimi të moshës, sipas një video të postuar në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat