Koreja e Jugut synon t’i bashkohet garës së inteligjencës artificiale teksa startup-i Rebellions lëshon çipin e ri

Teknologji

Koreja e Jugut synon t’i bashkohet garës së inteligjencës artificiale teksa startup-i Rebellions lëshon çipin e ri

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 14:23
Rebellions Inc

Rebellions Inc, një start-up jug-korean gjatë ditës së sotme pritet ta lansoj një çip të inteligjencës artificiale, kështu duke iu futur garës për marrjen e kontratave qeveritare teksa Seuli zyrtar kërkon një vend për kompanitë lokale në industrinë shpërthyese të inteligjencës artificiale.

Çipi ATOM i kompanisë është përpjekja më e fundit koreane për të sfiduar liderin global Nvidia Corp në harduerin që fuqizon teknologjinë potencialisht revolucionare të inteligjencës artificiale.

Inteligjenca artificiale është tema kryesore e botës së teknologjisë, pasi ChatGPT – një chatbot nga OpenAI i mbështetur nga Microsoft që gjeneron artikuj, ese, shaka dhe madje edhe poezi – është bërë aplikacioni me rritjen më të shpejtë në histori vetëm dy muaj pas lansimit, sipas UBS, raporton Reuters.

Nvidia, një projektues i çipave amerikanë, ka një pjesë komanduese të çipave të nivelit të lartë të AI, duke përbërë rreth 86 për qind të fuqisë kompjuterike të gjashtë shërbimeve më të mëdha cloud në botë që nga dhjetori, sipas analistit të çipave të Jefferies, Mark Lipacis.

Qeveria e Koresë së Jugut dëshiron të nxisë një industri vendase, duke investuar më shumë se 800 milionë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për kërkime dhe zhvillim në një përpjekje për të rritur pjesën e tregut të çipave Koreane të inteligjencës artificiale në qendrat e të dhënave vendase nga zero në 80 për qind deri në vitin 2030.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat