Llogarinë në Facebook dhe Instagram mund ta verifikoni me pagesë

Teknologji

Llogarinë në Facebook dhe Instagram mund ta verifikoni me pagesë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 17:26
Foto ilustrim

Twitter ka bërër shenjën e lakmuar të verifikimit me pagesë pasi kaloi në pronësi të Elon Musk.

Të njëjtën gjë po e bën edhe kompania Meta, e cila ka nën menagjim Facebook dhe Instagram.

Kështu së paku ka bërë të ditur pronari i saj, Mark Zuckerberg, i cili ka dhënë detaje sesa kushton verifikimi i llogarisë.

Këtë javë ne po fillojmë të promovojmë Meta Verified – një shërbim abonimi që ju lejon të verifikoni llogarinë tuaj me një ID, të merrni një shenjë të kaltër”, shkroi ai në llogarinë personale në Facebook.

“Ky funksion i ri ka të bëjë me rritjen e autenticitetit dhe sigurisë në të gjitha shërbimet tona. Meta Verified fillon me 11,99 dollarë në muaj në ueb ose 14,99 dollarë në muaj në iOS”, pohoi 38-vjeçari.

Kompania ka deklaruar se shërbimi në fillim do nis në Australi dhe Zelandë të Re ndërsa së shpejti edhe në vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat