Punonjësja e Twitter që flinte në dyshemenë e zyrës prej shkurtimit të stafit, shkarkohet pas ‘reformës’ së dytë

Teknologji

Punonjësja e Twitter që flinte në dyshemenë e zyrës prej shkurtimit të stafit, shkarkohet pas ‘reformës’ së dytë

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 18:56
Punëtorja dhe Musk

Në internet po bën xhiron e botës fotoja e punonjëseje ‘të devotshme’ të rrjetit Twitter e cila detyrohej të flinte në zyrë pas reduktimeve të mëparshme të stafit, teksa tani i ka ardhur radha dhe asaj të shkarkohet pas reformës së radhës nga shefi Musk.

Në reduktimet e mëdha të stafit të disa muajve më parë, shihej Esther Crawford shefja e menaxhimit të produkteve të Twitter që nxiste punonjësit të flinin aty madje me një hashtag në rrjet ‘#SleepWhereYouWork’.

Fotoja qarkullonte pak pasi Elon Musk mori kontrollin e rrjetit në nëntor.

Foto u shpërnda sërish nga një koleg i Crawford, duke thënë se përpjekjet e saj shkuan kot pasi nuk arriti t’i shpëtojë reduktimeve të fundit të stafit dhe është shkarkuar.

Zow Schiffer, redaktore e agjencisë Platformer, jepte dje lajmin:

“Sapo morën konfirmimin se Esther Crawford, drejtoresha e pagesave në Twitter Payments, është jashtë.”

Shumë kometues theksonin ironinë e situatës, teksa një përdorues e quante Crawford  ‘besnike e Musk që përsëriste si papagall udhëzimet e tij.’

Një tjetër komentonte me ironi: “Kjo është shokuese. Nuk e prisja këtë për një Musk-iniste të thekur!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat