Si mund ta “mjegulloni” shtëpinë tuaj në Google Street View?

Teknologji

Si mund ta “mjegulloni” shtëpinë tuaj në Google Street View?

Më: 3 mars 2023 Në ora: 10:48
Është e rëndësishme të dini se sapo të “mjegulloni” shtëpinë tuaj në Street View, ajo është e përhershme

Fytyrat e njerëzve në Google Street View janë gjithmonë të paqarta. Në fillim të viteve 2000, Google duhej të merrte masa shtesë për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e njerëzve.

Google filloi të “mjegullojë” fytyrat dhe targat e veturave dhe me kalimin e viteve ka përmirësuar opsionet e privatësisë në mënyrë që njerëzit tani të mund të turbullojnë shtëpitë e tyre në Google Street View.

Veglat e Google i ndihmojnë njerëzit të eksplorojnë vende të tjera dhe të shijojnë shëtitjet virtuale në zona të ndryshme anembanë botës. Fatkeqësisht, Google mësoi në mënyrën e vështirë se shërbimi i tyre falas u përdor gjithashtu nga kriminelët për të organizuar vjedhje dhe për të dëmtuar të tjerët.

Megjithatë, ata kanë gjetur një zgjidhje për këtë. Nëse keni frikë nga spiunët dhe ndjekësit e internetit, nuk dëshironi që të huajt të shikojnë shtëpinë tuaj, ose thjesht nuk dëshironi një fotografi të shtëpisë tuaj në Google, mund ta “mjegulloni” shtëpinë tuaj lehtësisht në shërbimin Google Street View.

Procesi është si më poshtë:

1. Shkoni te Google Maps dhe shkruani adresën tuaj të shtëpisë

2. Hyni në Street View duke zvarritur ikonën e vogël të verdhë në formë njeriu (e vendosur në këndin e poshtëm djathtas të ekranit) përpara shtëpisë tuaj

3. Kur shtëpia juaj shfaqet në ekran, klikoni “raportoni një problem” në këndin e sipërm të majtë të ekranit

4. Përqendroni kornizën e kuqe në shtëpinë tuaj, zgjidhni “shtëpia ime” dhe kërkoni “mjegullimin”

5. Shkruani pse dëshironi që shtëpia juaj të “mjegullohet” (për shembull, nëse jeni të shqetësuar për sigurinë tuaj)

6. Fusni adresën tuaj të emailit dhe klikoni “dërgo”.

Pasi të dorëzoni kërkesën tuaj, duhet të pranoni një email nga Google që thotë se problemi që keni raportuar është duke u përpunuar dhe se ata do t’ju dërgojnë një mesazh kur kërkesa të zgjidhet.

Është e rëndësishme të dini se sapo të “mjegulloni” shtëpinë tuaj në Street View, ajo është e përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat