Kai Cenat thyen rekordin e abonentëve

Teknologji

Kai Cenat thyen rekordin e abonentëve

Më: 4 mars 2023 Në ora: 10:25
Kai Cenat

Kai Cenat ka thyer rekordin për numrin më të madh të abonentëve në profilin e tij në Twitch.

Transmetuesi amerikan 21 vjeçar ka mbledhur 300 mijë abonentë në shërbimin e transmetimit që është nën pronësinë e Amazon, pas një përpjekjeje njëmujore për të rritur abonimet.

Maratona ose ndryshe “subathon-i” e cila filloi nga 1 shkurti – bëri që Cenat të transmetonte 24 orë në ditë, gjatë të cilave transmetime ai bisedonte me shikuesit, luante dhe intervistonte të ftuarit e tij, e gjithashtu edhe flinte pa lëvizur nga vendi, raporton BBC.

“YouTube-ri” i famshëm të enjten edhe zyrtarisht e tejkaloi mbajtësin e rekordit të kaluar, Ludwig Ahgren.

Twitch është një platformë e transmetimit të drejtpërdrejtë, ku përdoruesit zakonisht luajnë video lojëra përderisa bisedojnë me shikuesit e videove.

Ludwig e kishte mbajtur rekordin për më së shumti abonentë në Twitch, i cili e arriti shifrën e lartë prej 283 mijë shikuesve gjatë një transmetimi të vazhdueshëm në prillin e vitit 2021.

Dy vjet më vonë, Cenat theu rekordin e Ludwig me maratonën e tij të abonimit – ose ndryshe “subathon” – një transmetim i cili ka një kohëmatës numërimi mbrapsht koha e të cilit zgjatet sa herë që dikush abonohet në kanal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat