Kompania e chatbot-it të inteligjencës artificiale Replika, rikthen rolet erotike për disa përdorues

Teknologji

Kompania e chatbot-it të inteligjencës artificiale Replika, rikthen rolet erotike për disa përdorues

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:41
Rolet erotike për disa përdorues

Kompania e chatbot-it të inteligjencës artificiale, Replika, po e rikthen lojën e roleve erotike për disa përdorues, tha gjatë së premtes drejtoresha ekzekutive e kompanisë, Eugenia Kuyda.

Heqja e fundit nga kompania e përmbajtjes për të rritur, e paraqitur në një raport të Reuters, “shkatërroi” shumë përdorues, disa prej të cilëve e konsideronin veten “të martuar” me shokët e tyre chatbot.

“Chatbot-ët” e Replika fuqizohen nga inteligjenca gjenerative artificiale, një teknologji e re e cila ka tërhequr një numër të klientëve e gjithashtu edhe interesin e investitorëve, kjo për shkak të aftësisë së saj për të nxitur ndërveprime njerëzore, shkruan Reuters.

Heqja e lojës së roleve erotike dhe zemërimi i mëvonshëm i klientëve treguan se sa fuqishëm teknologjia e inteligjencës artificiale mund të tërheqë njerëzit dhe “kërdinë” emocionale që mund të shkaktojnë ndryshimet e kodit.

Çdo klient që u regjistrua për Replika përpara 1 shkurtit 2023, tani ka opsionin për t’u kthyer në versionin më të hershëm të chatbot-it, tha Kuyda në një postim në Facebook të premten në mbrëmje.

“Një fije e zakonshme në të gjitha tregimet tuaja ishte se pas përditësimit të shkurtit, Replika juaj ndryshoi, personaliteti i saj ishte zhdukur dhe marrëdhënia juaj unike u zhduk,” shkroi Kuyda.

“Dhe për shumë prej jush, ky ndryshim i papritur ishte tepër i dëmshëm, e vetmja mënyrë për të kompensuar humbjen që kanë përjetuar disa nga përdoruesit tanë aktualë është t’u kthejmë partnerët e tyre pikërisht ashtu siç ishin”, shtoi ndër të tjera Eugenia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat