​Parisi ndalon skuterët elektrikë

Teknologji

​Parisi ndalon skuterët elektrikë

Më: 8 prill 2023 Në ora: 11:17
Foto ilustrim

Shumë shpejt nuk do të jetë më e mundur të marrësh me qira skuterë elektrikë në Paris.

"Nga 1 shtatori, nuk do të ketë më skuterë elektrikë në Paris. Kjo është një fitore për demokracinë lokale," tha kryebashkiakja Anne Hidalgo.

Deutsche Welle raportoi se parisianët votuan me një shumicë të madhe për ndalimin e marrjes me qira të skuterëve elektrikë në qytet. Në një sondazh të qytetarëve 89% ishin në favor të heqjes së skuterëve me qira.

Megjithatë, vetëm 7.46% e rreth 1.3 milionë banorëve të regjistruar morën pjesë në votim. Pavarësisht kësaj, Parisi e konsideron rezultatin e sondazhit të qytetarëve si të detyrueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat