Revolja amerikane që zhbllokohet nëpërmjet gjurmëve të gishtave ose skanimit të fytyrës

Teknologji

Revolja amerikane që zhbllokohet nëpërmjet gjurmëve të gishtave ose skanimit të fytyrës

Më: 18 prill 2023 Në ora: 00:29
Foto ilustrim

Amerikanët do të shpikin çdo gjë, vetëm që të mos kenë nevojë të heqin dorë nga arma e tyre e preferuar personale.

Këtë herë jemi dëshmitarë të prezantimit të një arme që kujdeset për sigurinë me anë të mbrojtjes biometrike.

Inovacioni më i fundit amerikan, i cili duhet të rrisë sigurinë kur bëhet fjalë për armët e zjarrit personale, vjen nga kompania Biofire Technologies nga shteti i Kolorados.

Së fundmi ata prezantuan armën e parë biometrike në botë, Biofire Smart Gun.

Kombinimi i pazakontë i teknologjisë dhe armëve u projektua nga 26-vjeçari Kai Klefer, i cili u trondit nga të shtënat masive në një kinema kur ishte 15 vjeç.

Që atëherë, thotë ai, ka kërkuar një zgjidhje për t’i bërë armët e zjarrit më të sigurta. Zgjidhjen, siç bëjnë zakonisht amerikanët, e gjeti në prodhimin e më shumë armëve.

Revolja e tij nuk aktivizohet apo “hapet” vetëm më gjurmët e gishtërinjve apo me skanimin e fytyrës, që do të thotë se kushdo tjetër që e merr nuk do të mund të shkrep as edhe një plumb. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat