Musk tregon se çfarë din për ekzistencën e alienëve

Teknologji

Musk tregon se çfarë din për ekzistencën e alienëve

Më: 19 prill 2023 Në ora: 16:57
Elon Musk

Miliarderi Elon Musk e pranoi të martën se nuk e din nëse ekzistojnë alienët dhe se ai nuk do të ishte në gjendje ta mbante sekret nëse do të zbuloheshin.

CEO i Twitter-it dhe themeluesi i SpaceX tha për Fox News se nuk ka asnjë provë “të jetës së vetëdijshme” askund në univers përveç planetit Tokë, një fenomen që ai thotë se njerëzit e marrin si të mirëqenë.

“Shumë njerëz më pyesin, ku janë alienët? Dhe mendoj se nëse dikush do të dinte për alienët në Tokë, ndoshta do të isha unë”, tha Musk në një intervistë.

“Unë kam njohuri për hapësirën. Dhe nuk kam parë asnjë provë të alienëve… do ta postoja menjëherë në Twitter. Ky do të ishte ndoshta tweet-i më i mirë i të gjitha kohërave. “E gjetëm një, djema!” Është xhekpoti me rreth 8 miliardë pëlqime”.

Derisa shpreson që ‘njerëzit jeshilë’ të ekzistojnë – dhe më e rëndësishmja miqësorë – Musk tha se ai nuk e beson që qeveria po e fshehë ekzistencën e qenieve jashtëtokësore nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat