Musk ua pagoi tre personave të famshëm abonimin në Twitter Blue

Teknologji

Musk ua pagoi tre personave të famshëm abonimin në Twitter Blue

Më: 21 prill 2023 Në ora: 14:34
Elon Musk

Derisa shumica e të famshëmve humbën shenjën verifikuese blu, disa nga ‘kundërshtarët’ më publikë të Elon Musk i kanë mbajtur ato, pavarësisht nëse ata duan apo jo.

Autori Stephen King, legjenda e basketbollit LeBron James dhe aktori i Star Trek, William Shatner i kanë të gjithë shenjat blu, ndonëse nuk janë abonuar vetë në Twitter Blue.

Musk tha se ai po “po paguante për disa personalisht” dhe konfirmoi se ishin “vetëm Shatner, Lebron dhe King”.

Kjo vjen pasi King shkroi të enjten: “Llogaria ime në Twitter thotë se jam abonuar në Twitter Blue. Nuk jam abonuar. Llogaria ime në Twitter thotë se kam dhënë një numër telefoni. Nuk e kam bërë një gjë të tillë”.

Musk ia ktheu: “Jeni i mirëpritur, Namaste”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat