Google Fi merr edhe një tjetër riemërtim, tani e tutje do të quhet Google Fi Wireless

Teknologji

Google Fi merr edhe një tjetër riemërtim, tani e tutje do të quhet Google Fi Wireless

Më: 22 prill 2023 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Google Fi tani quhet Google Fi Wireless pas riemërtimit të tretë në historinë 8 vjeçare të shërbimit MVNO. Për të festuar emrin e ri, Google po e shton edhe lidhjen me orët e mençura, një testim gratis për një periudhë 1 javore dhe një aplikacion të rifreskuar për një navigacion më të lehtë të planit.

Planet e Fi Wireless tani do të mbështesin jo vetëm Pixel Watch, por edhe serinë e orëve të mençura të Samsung Galaxy Watch5.

Mbështetja për të gjitha orët e mençura po zgjerohet në planin Unlimited, ndërsa më parë, ishte në dispozicion vetëm në Unlimited Plus dhe Flexible. Pajisjet mund të qëndrojnë të lidhura pa telefon pa ndonjë kosto shtesë, shkruan GSM Arena.

Shtimi i një linje të re në çdo plan do të ofrojë një telefon falas – një zgjedhje mes Samsung Galaxy A14, Pixel 6A ose Moto G Power.

Megjithatë, telefonat do të duhet të mbesin brenda planit për 2 vite, dhe vlera e pajisjes do të rimbursohet përmes krediteve të faturave çdo muaj. Tërheqja e hershme nga plani do të thotë që duhet të paguani çmimin e telefonit, në varësi të kohës së mbetur.

Aplikacioni Google Fi Wireless është më i përshtatshëm për familjen, duke i mundësuar pronarit që të kufizojë se kush mundet të telefonojë apo t’u dërgojë mesazh fëmijëve brenda grupit.

Aplikacioni i ridizajnuar është ende duke u shpërndarë, dhe që në muajt në vijim do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat