Vitin e kaluar, drejtori ekzekutiv i Alphabet Pichai fitoi mbi 200 milionë dollarë

Teknologji

Vitin e kaluar, drejtori ekzekutiv i Alphabet Pichai fitoi mbi 200 milionë dollarë

Më: 22 prill 2023 Në ora: 21:10
Sundar Pichai

Drejtori ekzekutiv i Alphabet Inc, Sundar Pichai, pranoi një kompensim total prej 226 milionë dollarëve në vitin 2022, e që është një shifër prej mbi 800 herë më e lartë se sa paga mesatare, bëri të ditur kompania nëpërmjet një depozitim të letrave me vlerë të premten.

Kopmenzimi i Pichai përfshinte edhe shpërblime me stoqe me një vlerë prej 218 milionë dollarëve, thuhej në depozitimin e bërë.

Diferenca e pagave vjen në një kohë kur Alphabet, kompania mëmë e Google, ka shkurtuar vendet e punës në mbarë botën, kompania me bazë në Mountain View, Kaliforni bëri publike planet për të shkurtuar 12,000 vende pune në mbarë botën në janar, ekuivalente me 6 për qind të fuqisë punëtore të saj globale, raporton Reuters.

Në fillim të këtij muaji, qindra punëtorë të Google organizuan një largim në zyrat e kompanisë në Londër si shenjë proteste pas një mosmarrëveshjeje për pushimet nga puna.

Në mars, punonjësit e Google në Cyrih kishin inskenuar një largim nga zyrat e kompanisë pasi më shumë se 200 punëtorë u pushuan nga puna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat