Hiqen skedat e përdorura për të filtruar bisedat në Google Messages

Teknologji

Hiqen skedat e përdorura për të filtruar bisedat në Google Messages

Më: 23 prill 2023 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Nën shiritin e kërkimit në krye të Google Messages UI në Android, ndodheshin skedat e kategorive organizative që do t’i lejonin përdoruesit të drejtonin bisedat dhe mesazhet nga “Të gjitha mesazhet”, “Mesazhet Personale” dhe “Mesazhet e Punës”.

Kjo ishte një mënyrë e shpejtë për t’i parë vetëm ato mesazhe të cilat ju dëshironit që t’i shhni në një kohë të caktuar. Duke zgjidhur “Të gjitha mesazhet” do t’i shfaqte të gjitha bisedat të cilat ju i kishit në listën e bisedave të mesazheve, përderisa “Mesazhet Personale” dhe “Mesazhet e Punës” shpjegojnë mjaftueshëm domethënjen e tyre.

Siç vuri në pah 9to5Google, kjo veçori për herë të parë u shfaq në vitin 2021 në Indi, dhe Google tha se “ajo veçori do të shpërndahej fillimisht vetëm për përdoruesit anglisht folës anëembanë globit”, raporton PhoneArena.

Tani, skedat e kategorive organizative janë hequr për shumë nga përdoruesit e Messages. Ato skeda thjesht janë zhdukur nga Google Messages UI sikur të ishin fshirë nga “Magic Eraser”.

Megjithatë, një tjetër shënim interesant nga 9to5Google tha se të gjitha modelet e Pixel që pa këtë funksion kishin versione Beta të Android dhe ne nuk e dimë nëse ata nënkuptonin Android 14 Beta apo QPR3 Beta.

Google zakonisht është mjaft i mirë për t’u treguar përdoruesve kur po heq një veçori specifike e gjithashtu edhe të japë arsyen se pse ajo po hiqet. Megjithatë, është e mundur që skedat nuk janë përdorur aq shpesh nga përdoruesit dhe Google thjesht mendoi se ishte më mirë t’i hiqte ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat