Linja e televizorëve Neo QLED Samsung 2023 vlerësohet me certifikatën “Reducing CO2” nga Carbon Trust

Teknologji

Linja e televizorëve Neo QLED Samsung 2023 vlerësohet me certifikatën “Reducing CO2” nga Carbon Trust

Më: 24 prill 2023 Në ora: 17:41
Foto ilustrim

Samsung Electronics njoftoi se gjashtë modele të linjës Neo QLED 2023 kanë fituar certifikimin ‘Reducing CO2’ nga Carbon Trust. Ky titull i jepet një produkti kur është vërtetuar se ka emetim të reduktuar karboni nga viti në vit. Kjo dëshmon përpjekjet e Samsung për të rritur qëndrueshmërinë gjatë gjithë ciklit jetësor të produktit.

“Është një vlerësim të shohësh misionin e qëndrueshmërisë së Samsung të njohur nga një organizatë e besuar, pasi ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për të krijuar produkte duke pasur në mëndje të ardhmen e planetit tonë,” tha Seokwoo Yong, Zëvendës President Ekzekutiv dhe Zëvendës Shef i Biznesit Visual Display në Samsung Electronics. "Si prodhuesi më i madh në botë i televizorëve, ndjejmë përgjegjësinë tonë për të qënë shëmbull dhe do të vazhdojmë të shfrytëzojmë teknologjinë për të nxitur ndryshime pozitive."

Carbon Trust është një organizatë globale për mbrojtjen e klimës e themeluar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar me mision për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të reduktuar gazrat që shkaktojnë efektin serrë (GHG). Bazuar në standardet e njohura ndërkombëtare, organizata përllogarit emetimet e karbonit duke vlerësuar sasinë e GHG-ve të gjeneruara[1] gjatë gjithë ciklit të jetës së produktit, duke filluar nga prodhimi deri te asgjësimi. Vlen për tu përmëndur, se etiketa nuk merr në konsideratë eliminimin e CO2.

Modelet Neo QLED të vitit 2023 u vlerësuan për përpjekjet e Samsung për të reduktuar peshën e produkteve dhe konsumin e tyre të energjisë gjatë fazës së përdorimit në krahasim me paraardhësit e tyre. Gjashtë modelet e certifikuara përfshijnë tre ekrane Neo QLED 8K dhe tre Neo QLED 4K[2]. Samsung synon të zgjerojë misionin e tij, ndërsa pret të fitojë këtë vit certifikimin ‘Reducing CO2’ për më shumë se 20 modele në linjën e fundit të televizorëve QLED, Crystal UHD dhe OLED, si dhe monitorët reklamuaes digjital.

Në vitin 2021, Samsung Neo QLED u bë ekrani i parë që mori certifikimin për televizorët 4K dhe me rezolucion më të lartë se 4K. Vitin pasues, 16 modele në të gjithë linjën 2022 të Samsung , morën gjithashtu certifikimin, duke përfshirë 11 modele nga seria e televizorëve QLED, Crystal UHD dhe Lifestyle, si dhe pesë monitorë reklamuaes digjital.

Si lider global i televizorëve për të 17-in vit radhazi, Visual Display Business i Samsung vazhdon të prezantojë produktet e tij të ekranit me materiale të ndërgjegjshme për mjedisin.

Për më shumë informacione rreth linjës së re të televizorëve të vitit 2023, ju lutem vizitoni www.samsung.com.

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve digjitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën news.samsung.com.

[1] Carbon Trust filloi programin e certifikimit të "Carbon Footprint Label" që nga viti 2007.

[2] Neo QLED 8K (75QN900C, 75QN800C, 75QN700C), Neo QLED 4K (75QN95C, 75QN90C, 75QN85C)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat