Bosch do të blejë shkritoren amerikane për të zgjeruar prodhimin e çipave të karbitit të silikonit

Teknologji

Bosch do të blejë shkritoren amerikane për të zgjeruar prodhimin e çipave të karbitit të silikonit

Më: 29 prill 2023 Në ora: 15:01
Bosch

Kompania gjermane Bosch Group po i bashkohet një liste në rritje të kompanive të cilat po përfitojnë stimujve të shumtë që janë vënë në dispozicion nga qeveria amerikane dhe Akti i saj për Reduktimin e Inflacionit.

Dhe Bosch sot ka njoftuar se ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e kompanisë TSI Semiconductors me bazë në shtetin federal të Kalifornisë.

Gjiganti gjerman ka blerë të gjitha asetet e TSI-s dhe do të bëjë një investim shtesë prej 1.5 miliardë dollarëve për të zgjeruar prodhimin e çipave të karbitit të silikonit, çipa këto të cilat përdoren në veturat elektrike, raporton Arena EV.

Fabrika në Roseville do të riparohet plotësisht, dhe gjysmëpërçuesit e rinj të prodhuar në këtë fabrikë, do të fillojnë të dalin nga linjat e prodhimit në vitin 2026.

Bosch nuk bëri të ditur çmimin që pagoi për TSI, por kompania konfirmoi se çdo investim i ardhshëm do të varet nga financimi federal.

Kompania do të dëshirojë të përfitojë nga Akti i Çipave dhe Shkencës, një akt ky i cili u nënshkrua nga Presidenti Biden në gusht të vitit të kaluar.

Akti siguron 280 miliardë dollarë për kërkimin vendas dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat