Dimensity 9200+ me rezultate më të larta në Geekbench sesa Snapdragon 8 Gen 2

Teknologji

Dimensity 9200+ me rezultate më të larta në Geekbench sesa Snapdragon 8 Gen 2

Më: 30 prill 2023 Në ora: 09:02
Çipi duket se po fuqizon një telefon të markës “vivo”, me gjasë telefonin e ri kryesore të përfolur, vivo X90S.

Çipi kryesor i radhës i MediaTek, Dimensity 9200+, është planifikuar që të lansohet më 10 maj, por një letër e rezultateve nga Geekbench e cila u shfaq në internet, tregon se ky çip ka performanca të larta në pjesën me shumë bërthama dhe tek ajo me një bërthamë.

Në fakt, del se ka një performancës më të lartë se Snapdragon 8 Gen 2.

Lista e supozuar e Geekbench 6 tregon 5,655 pikë në testin me shumë bërthama dhe 2,121 pikë në skenarin me një bërthamë. Ky është një rezultat dukshëm më i madh se shumica e telefonave që fuqizohen nga çipi Snapdragon 8 Gen 2, të cilat GSM Arena thotë se i kanë testuar, raporton GSM Arena.

Çipi duket se po fuqizon një telefon të markës “vivo”, me gjasë telefonin e ri kryesore të përfolur, vivo X90S.

Asus ROG Phone 7 Ultimate me performancën X Mode të aktivizuar është i vetmi telefon Android që i afrohet kaq shumë performancës së çipit Dimensity 9200+, me një rezultat prej 5,641 pikë tek pjesa me shumë bërthama dhe rezultat prej 1,992 pikë tek pjesa me një bërthamë.

Deri më tani, i vetmi çip që ia kalon Dimensity 9200+ në këtë drejtim është çipi A16 Bionic SoC i gjigantit amerikan Apple.

Provat aktuale tregojnë se Dimensity 9200+ do të ketë një bërthamë kryesore Cortex-X3 me shpejtësi prej 3.35GHz së bashku me 3x Cortex-A175 me shpejtësi prej 3.0GHz dhe 4x bërthama të vogla Cortex-A510.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat