​Italia rikthen ChatGPT

Teknologji

​Italia rikthen ChatGPT

Më: 30 prill 2023 Në ora: 18:08
Foto ilustrim

Autoritet italiane kanë lejuar sërish përdorimin e aplikacionit ChatGPT, pas rreth një muaji pezullim, për shkak të shqetësimeve që kishin ardhur për privatësinë.

Sipas prodhuesit të këtij aplikacioni, OpenAI, i cili mbështetet nga Microsoft, tha se kishte sqaruar me sukses çështjet e ngritura.

Ai sqaroi se politika e tij e privatësisë tani ishte e aksesueshme për njerëzit përpara se të regjistroheshin për ChatGPT dhe kishte një mjet të ri për të verifikuar moshën e përdoruesve, raporton Top News.

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave, ose siç njihet ndryshe si Garante, pezulloi përkohësisht aplikacionin dhe nisi një hetim mbi ndërhyrjen në inteligjencën artificiale të aplikacionit.

Pas zgjidhjes së problemit, një zëdhënës i OpenAI tha se e vlerëson Garante për bashkëpunimin dhe se do të vazhdojë diskutimet e vazhdueshme konstruktive.

Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT që nga fillimi i tij në nëntor 2022. Ky është një aplikacion që mund t'u përgjigjet pyetjeve duke përdorur gjuhën njësoj si njerëzit dhe gjithashtu mund të imitojë stile të tjera shkrimi. Microsoft ka shpenzuar miliarda dollarë për ndërtimin e këtij aplikacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat