WhatsApp i disponueshëm në Wear OS për testuesit beta

Teknologji

WhatsApp i disponueshëm në Wear OS për testuesit beta

Më: 9 maj 2023 Në ora: 21:45
WhatsApp

WhatsApp ka lansuar një aplikacion zyrtar për Wear OS, raporton 9to5Google, duke iu dhënë testuesve beta të aplikacionit të saj Androi, mundësinë për të dërguar mesazhe me tekst dhe zë nga kyçi i dorës.

Funksionaliteti u shtua me versionin 2.23.10.10 të aplikacionit beta Android, që gjithashtu thuhet se përmban sugjerime se shërbimi së shpejti mund t’i lejojë përdoruesit e Android të modifikojnë mesazhet e dërguara më parë.

Aplikacioni në Wear OS thuhet se mbështet orët inteligjente, duke përfshirë Pixel Watch dhe Galaxy Watch 5.

Android Police vë në dukje se shërbimi i mesazheve në pronësi të Meta-s ofroi më parë një aplikacion të orës inteligjente për Android Wear përpara riemërtimit të Wear OS, por thotë se ai përfundimisht u ndërpre për shkak të mungesës së adoptimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat