Samsung Galaxy Unpacked Fold 5 dhe Flip 5 do të prezantohet në Korenë e Jugut

Teknologji

Samsung Galaxy Unpacked Fold 5 dhe Flip 5 do të prezantohet në Korenë e Jugut

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 08:08
Samsung

Ka pasur thashetheme të ndryshme të cilat pretendonin se eventin e saj të Galaxy Unpacked të prezantimit të Galaxy Z Fold5 dhe Galaxy Z Flip5, Samsung-u do ta mbante në Korenë e Jugut dhe jo në SHBA ose Evropë.

Dhe këto thashetheme kanë rezultuar të jenë të vërteta pasi Samsung ka konfirmuar zyrtarisht se eventi tjetër Galaxy Unpacked do të organizohet në Korenë e Jugut.

Ky konfirmim vije nga Lee Young-hee, presidenti i Qendrës Globale për Marketing të Samsung DX. Lee Young-hee deklaroi se eventi Galaxy Unpacked do të mbahet në Seul të Koresë së Jugut, dhe kur u pyet se cila ishte arsyeja e kësaj, Young-hee tha: ”Për shkak se Koreja ka domethënie të madhe dhe është e rëndësishme për ne”, shkruan GSM Arena.

Lee Young-hee n as nuk zbuloi datën dhe as vendin e ngjarjes Galaxy Unpacked, por thashethemet thonë se do të ndodhë më 26 korrik në COEX në Gangnam-Gu të Seul-it.

Samsung pritet të prezantojë telefonat e mençur të palosshëm Galaxy Z Fold5 dhe Galaxy Z Flip5 në këtë event Unpacked, së bashku me serinë Galaxy Watch6.

Në këtë event, konglomerati korean ka gjasa gjithashtu të zbulojë kufjet e tij të realitetit të përzier (MR), por se nuk dihet shumë rreth saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat