Danimarka synon të frenojë mbledhjen e të dhënave për fëmijët nga kompanitë e “Big Tech”

Teknologji

Danimarka synon të frenojë mbledhjen e të dhënave për fëmijët nga kompanitë e “Big Tech”

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Danimarka synon që të rrisë kufirin e moshës për grumbullimin e të dhënave personale të fëmijëve nga gjigantët e teknologjisë si Google, Snapchat dhe Meta, në një përpjekje për të frenuar akumulimin masiv të të dhënave të personave të rinj, deklaruan nga qeveria e vendit.

Qeveria dëshiron që moshën ta rrisë midis 15 dhe 16 vjeç, moshë kjo në të cilën fëmijët mund të pranojnë të ndajnë të dhënat personale me kompanitë e teknologjisë, nga 13 vjeç sa është tani.

Kompanitë do të kërkojnë gjithashtu pëlqimin e prindërve për të përdorur të dhëna nga fëmijët më të vegjël se mosha e parashikuar nga ekzekutivi danez, raporton Reuters.

“Gjiganët e teknologjisë duhet të marrin përgjegjësi më të madhe”, tha ministri i biznesit Morten Bodskov, teksa qeveria i prezantoi iniciativat që ajo pritet t’i ndërmerr për të frenuar ndikimin e kompanive globale të teknologjisë.

“Ne duhet tu japim fund algoritmeve të tyre të padepërtueshme, të cilat përdorin metoda të çmendura për të mbajtur fëmijët dhe të rriturit para ekranit dhe për të mbledhur sasi të paimagjinueshme të informacionit personal”, shtoi ai.

Ky hap i Danimarkës vije pasi Gjermania e ka vendosur kufirin e moshës në 16 vjet, derisa edhe më shumë vende evropiane si Hungaria, Lituania dhe Holanda janë duke punuar mbi ligje të njëjta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat