Ministria britanike e Mbrojtjes nënshkroi marrëveshje me Google për të përdorur AI-n

Teknologji

Ministria britanike e Mbrojtjes nënshkroi marrëveshje me Google për të përdorur AI-n

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Ministria britanike e Mbrojtjes ka nënshkruar një marrëveshje me Google për të përdorur inteligjencën artificiale (AI) pavarësisht paralajmërimeve të fundit se teknologjia mund të kërcënojë njerëzimin.

Laboratori i Shkencës dhe Teknologjisë së Mbrojtjes (Dstl), krahu i kërkimit të ministrisë, do të përdorë platformën Cloud të Google për të mësuar rreth përdorimeve të mundshme të AI-s, të cilat përfshijnë punën e sigurisë kibernetike, reagimin ndaj katastrofave dhe përshpejtimin e kërkimit.

Vetëm javën e kaluar, këshilltari i kryeministrit britanik Rishi Sunak, për teknologjinë paralajmëroi se bota ka dy vjet për të ndaluar AI-n që të mos bëhet kërcënim për njerëzimin.

Matt Clifford, këshilltari i ‘task-forcës’ së Kryeministrit për Inteligjencën Artificiale, tha se “ekzistojnë të gjitha llojet e rreziqeve tani dhe në të ardhmen” nga teknologjia “shumë e frikshme” e cila duhet të jetë “shumë e lartë në agjendat e politikëbërësve”.

Por gjiganti i teknologjisë dhe Ministria britanike e Mbrojtjes kanë premtuar se do ta përdorin teknologjinë me përgjegjësi. Google gjithashtu është zotuar të mos lejojë që softueri i tij i AI-s të përdoret për arsye dashakeqëse.

Shefi ekzekutiv i Dstl-s, Paul Hollinshead tha: “Si një nga teknologjitë e reja më transformuese dhe më të përhapura, AI ka potencial të madh për të transformuar shoqëritë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat