Spotify planifikon një plan më të shtrenjtë abonimi

Teknologji

Spotify planifikon një plan më të shtrenjtë abonimi

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Platforma e transmetimit Spotify Technology po planifikon një opsion më të shtrenjtë abonimi që pritet të përfshijë audio më të pastë, raportoi Bloomberg News.

Abonimi i ri, i quajtur “Supremium” brenda vendit, do të jetë plani më i shtrenjtë i kompanisë pasi synon të fitojë më shumë të ardhura dhe të qetësojë investitorët që i kanë kërkuar kompanisë suedeze të rrisë çmimet, thuhet në raport.

Kompania në vitin 2021 njoftoi veçorinë HiFi.

Për të rritur nivelin aktual premium, Spotify do t’u japë abonentëve akses të zgjeruar në librat audio, qoftë përmes një numri të caktuar orësh falas në muaj ose një numri të caktuar titujsh, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat