Vanessa Pappas dorëhiqet nga pozita e Shefes Operative në TikTok

Teknologji

Vanessa Pappas dorëhiqet nga pozita e Shefes Operative në TikTok

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 11:11
Vanessa Pappas

Shefja Operative e TikTok, Vanessa Pappas po jep dorëheqje pas pesë vjetësh me kompaninë që është në pronësi të ByteDance të Kinës.

Në një e-mail drejtuar stafit, Pappas tha se do të merr një rol këshillues për kompaninë gjatë tranzicionit.

“Duke pasur parasysh të gjitha sukseset e arritura në TikTok, më në fund ndjej se është koha e duhur për të ecur përpara dhe për t’u ri-fokusuar në pasionet e mia sipërmarrëse”, tha Pappas.

Shefi Ekzekutiv i ByteDance, Shou Chew, gjithashtu njoftoi të enjten në një memo për punonjësit se Zenia Mucha, më parë një veterane 20-vjeçare në Walt Disney Co do t’i bashkohet TikTok-ut si shefe e markës dhe e komunikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat