IBM do të blejë kompaninë softuerike Apptio për 4.6 miliardë dollarë

Teknologji

IBM do të blejë kompaninë softuerike Apptio për 4.6 miliardë dollarë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 10:22
Aksionet e IBM u mbyllën me 1 për qind të hënën.

IBM njoftoi të hënën se do të blejë kompaninë softuerike Apptio nga Vista Equity Partners për 4.6 miliardë dollarë.

Kompania tha se blerja e Apptio-s, që ofron mjete financiare dhe operacionele të menaxhimit dhe optimizimit të IT-s, është një vazhdimësi e investimit të IBM-s në AI dhe softuerët e automatizimit të IT-s..

IBM tha në një njoftim se Apptio do ta ndihmojë atë të avancojë ofertat e saj të menaxhimit, optimizimit dhe vëzhgimit të aplikacioneve.

Aksionet e IBM u mbyllën me 1 për qind të hënën.

Apptio aktualisht iu shërben më shumë se 1,500 klientëve, duke përfshirë kompanitë kryesore të teknologjisë si Amazon, Microsoft dhe Google.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat