Mijëra përdorues raportojnë probleme për t’u kyçur në Twitter

Teknologji

Mijëra përdorues raportojnë probleme për t’u kyçur në Twitter

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 23:04
Foto ilustrim

Mijëra përdorues të Twitter raportuan probleme për t’u kyçur në platformë të shtunën.

Problemi dukej se prek përdoruesit si në aplikacionin e mediave sociale ashtu edhe në uebsajt.

Shumë njerëz që u përpoqën të shikonin, të bënin kërkime në sajt, ose disa që u përpoqën të rifreskonin dhe të postonin përmbajtje në platformë u ndeshën me mesazhe errori.

“Kufiri i normës u tejkalua” ose “Nuk do të mundemi të rikuperojmë postimet”, ishin mesazhet që merrnin përdoruesit.

“Ju lutemi prisni disa momente dhe provoni përsëri”, ishte një tjetër mesazh nga platforma.

Çështja ishte me ndërprerje; shumë njerëz në një moment ishin në gjendje të raportonin në lidhje me pamundësinë e tyre për të hyrë në faqe.

Problemet në platformë janë raportuar edhe në faqen downdetector.

Elon Musk bëri të ditur se Twitter do të kufizojë përdoruesit e paverifikuar të kenë qasje deri në 600 postime në ditë, ato të verifikuara në 6,000, derisa llogaritë e reja të paverifikuara në 300 postime në ditë.

Por më pas, kjo do të rregullohej, dhe numri i postimeve ku përdoruesit do t’i shohin gjatë një dite do të rritej.

Sipas tij, llogaritë e verifikuara së shpejti do të kufizohen me 8,000 postime në ditë, ato të paverifikuara në 800 në ditë, kurse llogaritë e reja të paverifikuara në 400 postime në ditë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat