Samsung Galaxy Watch 6, Watch 6 Classic shfaqen si pajisje të mbështetura nga Google Play

Teknologji

Samsung Galaxy Watch 6, Watch 6 Classic shfaqen si pajisje të mbështetura nga Google Play

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 00:24
Foto ilustrim

Samsung eventin Unpacked do ta mbajë në Seul, Koreja e Jugut dhe ne presim të shohim dy telefona të rinj të palosshëm, disa tableta si dhe orët e mençura Watch6 dhe Watch6 Classic.

Orët inteligjente tashmë kanë rrjedhur disa herë, dhe sot një tjetër informacion u shfaq në internet. Emrat e koduar dhe numrat e modeleve u zbuluan në pajisjet e mbështetura në Google Play, duke hapur dyert për të gjetur më shumë detaje mbi modelet brenda një muaji derisa ato të bëhen zyrtare.

Samsung Galaxy Watch6 me emrin e koduar fresh6bs dhe numrin e modelit SM-R930 pritet të jetë varianti 40 mm, ndërsa fresh6bl dhe SM-R940 ka të ngjarë të jenë versioni 44 mm, raporton GSM Arena.

Galaxy Watch6 Classic është quajtur wise6bs dhe SM-R950 për variantin 43 mm, ndërsa opsioni 47 mm është wise6bl dhe SM-R960.

Sipas raporteve të mëparshme, këto katër modele në fakt do të jenë tetë modele, pasi secili do të jetë në dispozicion me dhe pa LTE.

Çmimet do të fillojnë nga 319 euro dhe do të shkojnë deri në 499 euro, por jo të gjitha modelet pritet të dalin në të gjitha tregjet e Samsung. Konfirmimin zyrtar do ta kemi në ditën e lansimit, e që përflitet se do të jetë dikur në fund të korrikut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat