Twitter paditet për mospagesën e faturave ndaj një kompanie australiane

Teknologji

Twitter paditet për mospagesën e faturave ndaj një kompanie australiane

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 08:24
Fotografi e ilustruar

Një firmë australiane e menaxhimit të projekteve ka ngritur një padi kundër Twitter-it në një gjykatë amerikane duke kërkuar pagesa prej rreth 665,000 dollarë (1 milion dollarë australianë) për shkak të mospagesës së pretenduar të faturave për punën e bërë në katër vende, treguan dosjet gjyqësore.

Kompania private me bazë në Sidnej, Facilitate Corp, e ngriti padinë me 29 qershor në Gjykatën e Qarkut të Shteteve të Bashkuara për Distriktin Verior të Kalifornisë, duke pretenduar se kishte shkelje të kontratës nga Twitter, të cilët dështuan të paguajnë faturat e tyre.

Padia e firmës australiane është e fundit që pretendon mospagesë të faturave dhe qirasë kundër Twitter prej kur Elon Musk bleu platformën e rrjeteve sociale për 44 miliardë dollarë vitin e kaluar, raporton CNN.

Facilitate Corp tha se nga viti 2022 deri në fillim të vitit 2023, ajo instaloi sensorë në zyrat e Twitter-it në Londër dhe Dublin, ka bërë tërësisht funksionale një zyre në Singapor dhe zbrazi një tjetër zyre në Sidnej.

Për këto punë të kryera, Twitter i detyrohej kompanisë përkatësisht rreth 257,000 dollarë për zyrat në Londër dhe Dublin, 404,000 dollarë për zyrën në Singapor dhe 40,700 dollarë për zyrën në Sidnej, tha Facilitate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat