Apple Watch Ultra me ekran mikro-LED mund të vijë në vitin 2026

Teknologji

Apple Watch Ultra me ekran mikro-LED mund të vijë në vitin 2026

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Gjenerata e dytë e Apple Watch Ultra thuhet se është në zhvillim dhe ka gjasa të pasojë modelin Apple Watch Ultra, që u prezantua në shtator të vitit 2022.

Raportet e mëparshme sugjeruan se ora mund të dalë në treg deri në fund të vitit 2024 ose në fillim të viti 2025 me një ekran microLED.

Megjithatë, një raport i ri tani sugjeron që lansimi i modelit të radhës të Watch Ultra tjetër është shtyrë për në vitin 2026.

Kompania është sugjeruar më parë se do të punonte me mikroLED për të gjitha pajisjet e tyre duke përfshirë iPhone, iPad dhe Mac.

Tani thuhet se gjenerata e dytë e Apple Watch Ultra do të jetë e para që do të ketë veçorinë microLED në segmentin e saj.

Duke cituar një raport të TrendForce, The Elec, tha në një raport se gjenerata e dytë e Apple Watch Ultra ose Apple Watch Ultra 2 do të dalë më vonë se sa ishte parashikuar më parë.

Sipas një raporti thuhej se ka gjasa që të lansojë pajisjen inteligjente të dorës në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat