Threads bën bujë të madhe, 30 milionë regjistrime, vetëm nga mëngjesi i së enjtes

Teknologji

Threads bën bujë të madhe, 30 milionë regjistrime, vetëm nga mëngjesi i së enjtes

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:06
Threads

Kompania “Meta”, ditën e mërkurë ka lansuar zyrtarisht konkurrentin e saj në Twitter, “Threads”. Planet e Threads ishin publikuar vetëm tre muaj më parë.

Threads ka bërë bujë të madhe, kështu duke arritur shifrën e 30 milionë përdoruesve tash që nga mëngjesi i së enjtes, duke përfshirë marka të njohura, të famshëm e gazetarë.

Threads arriti që momentalisht të bëhet aplikacioni më i mirë falas në App Store të Apple, në shumë pak orë pas lansimit.

Por a është Threads, i dëmshëm për Twitter-in?

Shumë përdorues të Twitter-it po zemërohen duke u kufizuar në përmbajtjet që mund të shikojnë çdo ditë. Kjo i duhet Meta-s, ku kjo kompani mendon se Threads mund të zgjeroj me tej përandorinë e saj te aplikacioneve dhe të ketë hapsirë për të shitur reklama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat