Origjina e logos së Threads krijon konfuzion

Teknologji

Origjina e logos së Threads krijon konfuzion

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:41
Foto ilustrim

Meta e lansoi Threads-in zyrtarisht gjatë së enjtes. Aplikacioni i ri i rrjeteve sociale ka dal në treg për të garuar me Twitter-in e miliarderit Elon Musk. Kjo platformë u mundëson njerëzve që të bashkohen the të diskutojnë për gjithçka “për atë që u intereson sot e që do të mund të jetë në trend nesër”.

Mes gjithë kësaj, shumë përdorues të internetit kanë vënë në pah se logoja e këtij aplikacioni është shumë e ngjashme me alfabetet Tamil dhe Malayalam të gjuhës Dravidian.

Disa përdorues kanë pretenduar se projektimi i kësaj logoje u inspirua nga shkronja “Ku” e alfabetit Tamil, përderisa të tjerë thanë se ajo është e ngjashme me shkronjat e alfabetit Malayalam “Thr” dhe “Kra”. Megjithatë, një numër tjetër i njerëzve dhanë argumentet e tyre duke thënë se ajo gjithashtu përfaqëson shkronjën “Om” nga gjuha Hindu, shkruan NDTV.

“A jam unë i vetmi person, apo është edhe dikush tjetër që mendon se logoja e aplikacionit Threads duket si  shkronja nga alfabeti Malayalam (shqiptohet si ‘thra’), e rrotulluar në 90 shkallë duke rimuar me ‘thr’ në Threads”, tha një përdoruese e Twitter.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat