Jeff Bezos i bashkohet Threads – Zuckerberg e mirëpret

Teknologji

Jeff Bezos i bashkohet Threads – Zuckerberg e mirëpret

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 00:43
Jeff Bezos, Zuckerberg

Deri më tani, pesë ditë pas lansimit të Threads janë bashkuar mbi 100 milionë persona, një shifër kjo e cila vazhdon të rritet.

Në këtë listë gjenden persona nga fusha dhe industri të ndryshme, si teknologjia, auto-industria, shkenca, bota e filmave.

Listës së fundmi i është bashkuar edhe Jeff Bezos, pronari i Amazon.

Njoftimin për regjistrimin në Threads, Bezos e kishte bërë nëpërmjet një postimi në profilin e tij.

“Çfarë ushqimi sugjeroni si një mëngjes i mirë ‘hangover’? Jam duke pyetur për një mik”, kishte shkruar Bezos në profilin e tij.

I shpejtë u tregua Mark Zuckerberg, drejtor ekzekutiv i Meta-s i cili e mirëpriti atë me një replikë, duke i thënë: “Gëzohem që je këtu!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat