Bard: Rivali ChatGPT i Google nis në Evropë dhe Brazil

Teknologji

Bard: Rivali ChatGPT i Google nis në Evropë dhe Brazil

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 11:26
Foto ilustrim

Kompania mëmë e Google, Alphabet, po shpërndan chatbotin e saj të inteligjencës artificiale Bard në Evropë dhe Brazil.

Ky, sipas mediave të huaja, është zgjerimi më i madh i produktit që nga lansimi i tij në mars në SHBA dhe MB dhe “nxeh” rivalitetin me ChatGPT të Microsoft.

Të dy janë shembuj të AI gjeneruese që mund t’i përgjigjet pyetjeve në një mënyrë të ngjashme me njeriun.

Nisja e Bard në BE ishte shtyrë pasi rregullatori kryesor i të dhënave në bllok ngriti shqetësime për privatësinë.

Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave tha se gjigandi i teknologjisë nuk kishte dhënë informacion të mjaftueshëm se si mjeti i tij gjenerues i AI mbron privatësinë e evropianëve për të justifikuar një nisje nga BE.

Kompania tha se që atëherë është takuar me mbikëqyrësit për t’i siguruar ata për çështjet që kanë të bëjnë me transparencën, zgjedhjen dhe kontrollin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat