Call of Duty do të mbetet në Playstation pas bashkimit të Activision Blizzard të Microsoft

Teknologji

Call of Duty do të mbetet në Playstation pas bashkimit të Activision Blizzard të Microsoft

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Microsoft ka nënshkruar një marrëveshje me Sony për t’u siguruar se loja “Call of Duty” do të mbetet në dispozicion në platformën PlayStation pasi që Microsoft të mbyllë marrëveshjen me vlerë prej 69 miliardë dollarëve për bashkimin me Activision Blizzard, ka deklaruar gjatë së dielës gjiganti i teknologjisë.

Marrëveshja mund të zgjidhë ankesat të cilat Sony i ka parashtruar tash e një kohë përmes së cilave kishin thënë se bashkimi – i cili synon ta bëjë Microsoft-in publikuesin e tretë më të madh në botë për video lojëra – kërcënon konkurrencën.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Microsoft dhe PlayStation kanë arritur një marrëveshje për ta mbajtur lojën Call of Duty në PlayStation pas kompletimit të blerjes së Activision Blizzard”, kishte shkruar në një tweet Phil Spencer, kreu i Microsoft Xbox, raporton CNN.

“Ne presim me padurim një të ardhme ku lojtarët në të gjithë botën kanë më shumë zgjedhje për të luajtur lojërat e tyre të preferuara”, vazhdonte shkrimi i tij.

Sony ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj të blerjes. Vazhdimi i disponueshmërisë së “Call of Duty”, një nga franshizat më të popullarizuara të industrisë së video-lojërave tek PlayStation, mund ta ndihmojë Microsoft-in që të tejkalonte çdo kundërshtim ndaj marrëveshjes, dhe mund të çonte në një përmbyllje të saj.

Në një përgjigje ndaj shqetësimeve mbi konkurrencën të ngritura nga rregullatorët në gjithë botën, Microsoft veçse ka nënshkruar marrëveshje disa vjeçare me kompanitë rivale, duke përfshirë Nintendo dhe Nvidia në mesin e disa kompanive të tjera, duke siguruar se Microsoft nuk të mund të kufizojë shkarkimin e lojërave nga përdoruesit e platformave dhe konzolat e këtyre kompanive.

Ndër të tjera, Microsoft nuk ka zbuluar akoma se sa vite do të zgjasë marrëveshja e arritur mes tyre dhe Sony-t.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat