Thirrje nga numra të huaj në Viber, reagon Agjencia për Privatësi

Teknologji

Thirrje nga numra të huaj në Viber, reagon Agjencia për Privatësi

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 20:26
Foto ilustrim

Agjencia për Informim dhe Privatësi njoftoi se ka pranuar shqetësime nga përdorues të aplikacionit Viber për thirrje telefonike nga numra të panjohur.

Në një reagim në Facebook, AIP-ja shkroi se thirrjet ishin ndërkombëtare, derisa listoi hapat që duhet ndërmarrë për të shtuar sigurinë e të dhënave.

Agjencia rekomandoi që të aktivizohet opsioni i ID-së së telefonuesit te butoni “Account Settings” në Viber për të parë se kush telefonon, edhe nëse thirrësi nuk është i regjistruar në kontakte.

U bë thirrje për kujdes dhe ndjekje të udhëzimeve të aplikacionit.

Rekomandimet e Agjencisë për Informim dhe Privatësi:

Ndiqni udhëzimet e Viber për trajtimin e thirrjeve të tilla: https://help.viber.com/hc/en-us

Aktivizoni opsionin e ID-së së telefonuesit në cilësimet e llogarisë tuaj (Account Settings) për të parë se kush po telefonon, edhe nëse nuk janë të regjistruar në kontaktet tuaja.

Nëse merrni telefonata të dyshimta, RAPORTONI ato si SPAM! Kjo do ta ndihmojë Viber-in të bllokojë këta numra dhe të mbrojë të tjerët që të mos bien viktimë e mashtrimeve.

Mos harroni, siguria e të dhënave tuaja është në duart tuaja! Jini të kujdesshëm dhe ndiqni gjithmonë udhëzimet e aplikacionit tek rubrika “Të dhënat dhe Privatësia” (Data and Privacy)

Viber është platformë japoneze për kontakt nëpërmjet internetit. Ishte lansuar në 2010-n, ndërsa kompania ka bërë thirrje që të instalohen përditësimet, në mënyrë që të dhënat e përdoruesve të jenë të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat