Alarmi i Google dështoi në paralajmërimin e tërmetit në Turqi

Teknologji

Alarmi i Google dështoi në paralajmërimin e tërmetit në Turqi

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 08:16
Foto ilustrim

Sistemi i Google për paralajmërimin e tërmeteve dështoi në paralajmërimin e shumicës së banorëve të Turqisë para dridhjeve vdekjeprurëse të muajit shkurt, ka zbuluar një hetim i BBC Newsnight.

Google thotë se sistemi i saj alarmues mund t’u japë përdoruesve të tyre një njoftim deri në një minutë përpara goditjes së tërmetit. Kompania shtoi se alarmi i tyre shkoi tek miliona banorë përpara dridhjes së parë madhore.

Megjithatë, BBC shkruan se ekipi i tyre kishte vizituar tre qytete brenda zonës së tërmetit, duke biseduar me qindra banorë, por nuk e gjetën asnjë person i cili kishte marrë paralajmërimin.

Sistemi punon tek telefonat e Android, ose ndryshe tek çdo telefon i cili nuk është një iPhone. Telefonat me sistemin Android, të cilët zakonisht kanë çmim më të përballueshëm, përbëjnë rreth 80 për qind të të gjithë telefonave në Turqi.

“Nëse Google bënë një premtim të plotë ose të nënkuptuar, për të dërguar një shërbim sikurse paralajmërimi i hershem i një tërmeti, atëherë për mua, ai rrit rrezikun”, thotë Prof Harold Tobin, drejtor i Rrjetit Sizmik Veriperëndimor të Paqësorit.

Micah Berman, drejtuesi i produkteve të sistemeve të Google, këmbënguli se në fakt ai sistem kishte funksionuar. “Ne kemi besim se ky sistem ka ndezur dhe ka dërguar alarme”, deklaroi ai për BBC.

Megjithatë, kompania nuk dha prova që këto sinjalizime ishin pranuar gjerësisht tek banorët e këtyre zonave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat