Mikrodroni, pajisja për zbulimin dhe identifikimin e objektivave

Teknologji

Mikrodroni, pajisja për zbulimin dhe identifikimin e objektivave

Nga: H.R Më: 29 korrik 2023 Në ora: 11:20
Mikrodron

Mikrodroni 12 centimetra i gjatë përdoret nga një numër vendesh aleate për zbulimin dhe identifikimin e objektivave.

Mikrodroni Black Hornet është prodhuar në Norvegji. Ai peshon 32 gram dhe është i vështirë për t'u zbuluar. 

Autoritetet ukrainase kanë kërkuar nga Norvegjia qysh në vitin 2022 që të dhurojnë këtë lloj pajisjeje.

Këtë javë, Shtetet e Bashkuara njoftuan se po dhurojnë Ukrainës, drone Black Hornet…)

Versioni i fundit i mikrodronit ka një shpejtësi maksimale mbi 20 km/h dhe është projektuar për të qartësuar rrugën 2-3 kilometra përpara, nëpërmjet një aparati fotografik që mund të jep imazhe edhe në errësirë. Është aq i vogël sa rusët nuk do ta zbulojnë derisa të jetë pranë tyre, thotë Trygve Smidt, nënkolonel dhe studiues në Akademinë Ushtarake Norvegjeze, për TV 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat