Kina kufizon eksportet e dronëve shkaku luftës në Ukrainë

Teknologji

Kina kufizon eksportet e dronëve shkaku luftës në Ukrainë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Kina do të kufizojë eksportin e dronëve me rreze të gjatë veprimi për shkak të frikës se po shfrytëzohen në luftën e Ukrainës.

Pekini thotë se do të kufizojë eksportin e disa pajisjeve civile me performancë të lartë për shkak të “rrezikut në rritje” që ato po përdoren për “qëllime jopaqësore”.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë sulmuar ndërtesat civile me dronë ditët e fundit, duke përfshirë një në rrethin financiar të Moskës.

Qeveria e Xi Jinping ka miratuar zyrtarisht një qëndrim neutral ndaj pushtimit rus të Ukrainës – pavarësisht lidhjeve miqësore me Moskën, raporton skynews.

Firma kineze, DJI Technology Co – një nga konkurrentët kryesorë të industrisë globale – është tërhequr gjithashtu nga Ukraina dhe Rusia për të parandaluar përdorimin e dronëve të saj në luftime.

Pekini është kritikuar prej të dyja palëve se mund të përdorin drone të prodhuar nga Kina për zbulim dhe ndoshta sulme në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat