Final Fantasy XIV vitin e ardhshëm vjen në Xbox

Teknologji

Final Fantasy XIV vitin e ardhshëm vjen në Xbox

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 08:26
Final Fantasy XIV

Për një kohë të gjatë, platformat Xbox nuk kishin një lojë të Final Fantasy. Franshiza nuk ka lançuar një lojë të re në Xbox që nga Final Fantasy XV. Kjo nuk tingëllon si shumë kohë më parë, por ishte viti 2016.

Shpresa e re për partneritet më të mirë erdhi midis Square Enix dhe Xbox pasi Final Fantasy XIV do të vijë në Xbox në 2024.

Më shumë se tre vjet më parë, Xbox dhe Square Enix bënë një marrëveshje të madhe për të sjellë lojërat Kingdom Hearts dhe Final Fantasy në Xbox Game Pass, raporton cogconnected.

Dje, në Fan Fest 2023, Phil Spencer dhe Producenti/Regjisori Naoki Yoshida njoftuan se Final Fantasy XIV do të vinte në Xbox Series X|S.

Ndërsa nuk do të jetë në dispozicion në Game Pass, testi i famshëm falas do të jetë në dispozicion për lojtarët e Xbox.

Final Fantasy XIV është i disponueshëm në PC, PS4 dhe PS5. Përderisa lansimi i plotë për Xbox pritet të ndodhë në pranverën e vitit 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat