Rregullatori britanik kërkon mendim publik mbi marrëveshjen Microsoft-Activision

Teknologji

Rregullatori britanik kërkon mendim publik mbi marrëveshjen Microsoft-Activision

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Rregullatori antitrust i Britanisë të hënën bëri thirrje për përgjigje publike nëse duhet të lejohet blerja me vlerë prej 69 miliardë dollarëve e Activision Blizzard – prodhuesit të lojërave video “Call of Duty” – nga ana e Microsoft përpara një vendimi përfundimtar deri më 29 gusht.

Microsoft thotë se marrëveshja, të cilën Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) e bllokoi në prill, duhet të rishikohet duke pasur parasysh angazhimet ligjërisht të detyrueshme ndaj Komisionit Evropian dhe një marrëveshje licencimi me Sony.

Gjiganti amerikan softuerik, në argumentet e publikuara të hënën, deklaroi se marrëveshjet e tij me NVIDIA, Boosteroid dhe Ubitus për të licencuar lojërat Activision edhe për një dekadë pas blerjes kishin përmirësuar tashmë konkurrencën në tregun e lojërave cloud, raporton Reuters.

CMA tha se Microsoft besonte se kishte ndryshime materiale të rrethanave dhe/ose arsye të veçanta pse rregullatori nuk duhet të vendosë urdhrin e tij përfundimtar për të ndaluar marrëveshjen.

Marrëveshja e Microsoft me Sony për të mbajtur “Call of Duty” në konsolën e saj PlayStation të paktën edhe për një dekadë ishte gjithashtu domethënëse për sa i përket ndikimit të marrëveshjes Activision dhe “adreson shqetësimin kryesor të kundërshtarit më të hapur të bashkimit”, tha Microsoft.

CMA bëri thirrje që këdo që dëshiron të komentojë mbi versionin e ri të marrjes së Microsoft-it për ta bërë këtë deri më 4 gusht. Autoritet bëri se synonte të merrte një vendim përfundimtar mbi marrëveshjen deri më 29 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat