Twitter Blue tani është X Premium

Teknologji

Twitter Blue tani është X Premium

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Programi që nuk mund të kryejë pagesat në kohë ka një emër të ri. Gjithashtu, emri zyrtar për llogarinë ka ndryshuar në “@Premium”.

Ndryshe nga disa emërtime të tjera që X ka rrëmbyer nga përdoruesit në shtytjen e tij të riemërtimit, si “@Sports” dhe “@Music”, është e paqartë nëse dikush po e përdorte këtë deri tani.

Përdorimi më i fundit i treguar në Arkivin e Internetit është një llogari e quajtur “lajme për markat premium” në 2015, shkruan The Verge.

Kjo u bë e ditur pasi Musk e shpërndau një shënim ku shpjegohej se cilat janë kushtet që duhet plotësuar për t’u paguar nga të hyrat e reklamave, para të cilat do të shpërndahen me kreatorët e përmbajtjeve të ndryshme.

Dhe një nga kushtet e kërkuara është që të jesh abonent i X Premium, e që para ribrendimit quhej Twitter Blue. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat