Një veçori e re e bën më të lehtë ndarjen e postimeve të Threads në Instagram

Teknologji

Një veçori e re e bën më të lehtë ndarjen e postimeve të Threads në Instagram

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 00:25
Foto ilustrim

Platforma e mesazheve të Meta, Threads ka marrë disa funksione të reja që e bëjnë më të lehtë përdorimin e shërbimit.

Mark Zuckerberg, i cili zotëron platformën e re Threads, njoftoi mbështetjen për veçorinë e ndarjes së postimeve në mesazhet direkte në Instagram.

Përveç kësaj, Threads ka marrë gjithashtu tekst alternativ të personalizuar për foto dhe video dhe një buton të ri (@).

Opsioni “dërgo në Instagram” i lejon përdoruesit të postojnë përmbajtjen e tyre të Threads direkt në DM të Instagram, përmes butonit “dërgo”.

Për më tepër, një opsion i personalizuar “alt-text” i lejon përdoruesit e Threads të shtojnë (ose modifikojnë tekstin alternativ ekzistues të gjeneruar automatikisht) për fotot dhe videot, përpara se të ngarkojnë atë përmbajtje.

Butoni i ri i do ta bëjë më të lehtë etiketimin e profileve në postimet e “Treads” të përdoruesit.

Së fundi, platforma lehtëson verifikimin e identitetit të përdoruesit në platforma të ndryshme, të tilla si Mastodon. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat